Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për anëtarët në shtyllën e dytë dhe të tretë për përditësimin e të dhënave personale

Anëtarët dhe anëtarët në pension të fondeve të detyrueshme dhe vullnetare pensionаle duhet në mënyrë rrjedhëse t’i përditësojnë të dhënat e tyre personale me qëllim të komunikimit të rregullt me ​​shoqëritë pensionale, përdorimin e shërbimeve të sigurimit pensional me financim kapital, dërgimin e njoftimeve nga shoqëritë pensionale, duke i përfshirë edhe njoftimet e rregullta vjetore, si dhe përdorimin e veglave digjitale në kushtet moderne kur teknologjia po e transformon me shpejtësi edhe mënyrën e funksionimit të sektorit pensional.

Shoqëritë pensionale anëtarëve dhe anëtarëve në pension të fondeve pensionale që i menaxhojnë, një herë në vit u dorëzojnë raport për kursimin pensional në llogarinë individuale, në llogarinë individuale vullnetare dhe në llogarinë profesionale dhe raport për portofolin e investimeve. Njoftimet vjetore për vitin paraprak anëtarëve të fondeve pensionale u dorëzohen në zarf të gjelbër më së voni deri më 31 mars të vitit rrjedhës. Për mënyrën e thjeshtë dhe të shpejtë të informimit, anëtarët kanë mundësinë që raportet për kursimin pensional t’i marrin përmes postës elektronike (e-mail).

Shoqëritë pensionale i informojnë anëtarët e fondeve pensionale për mënyrën më të thjeshtë dhe më të shpejtë me të cilën mund t’i përditësojnë të dhënat e tyre personale. Përditësimin ose korrigjimin e të dhënave të tyre, anëtarët e fondeve pensionale mund ta bëjnë në njërën nga mënyrat si në vijim:

 

  • Përditësimi me kërkesë me shkrim – duke plotësuar Kërkesën për përditësim / korrigjim të të dhënave personale.
  • Përditësimi nëpërmjet faqes së internetit – përmes sistemit të saj elektronik në faqen e internetit, shoqëria i mundëson anëtarit të fondit pensional t’i përditësojë të dhënat e tij personale: emrin, mbiemrin, adresën e banimit, vendbanimin, kodin postar, vendin e korrespondencës, kodin postar të korrespondencës, adresën e korrespondencës, telefonin dhe postën elektronike.
  • Përditësimi përmes kontaktit të telefonit me shoqëritë pensionale – anëtari i fondit pensional mund t’i përditësojë dhe/ose korrigjojë të dhënat në lidhje me adresën e banimit ose adresën e korrespondencës duke iu paraqitur numrave të telefonit për kontakt të shoqërive pensionale.

 

Mbajtja e të dhënave të përditësuara dhe të plota për anëtarët dhe anëtarët në pension të fondeve pensionale kontribuon në qasjen më të mirë në anëtarësim dhe qasjen më të thjeshtë dhe më të shpejtë të anëtarëve në informacionet në lidhje me llogaritë e tyre individuale dhe funksionimin e sistemit, si nga aspekti i rolit personal të individit, ashtu edhe për shkak të rritjes së besimit dhe mbështetjes së qytetarëve në sigurimin pensional me financim kapital.

 

Për më shumë informacione rreth zarfit të gjelbër, informohuni në linkun e mëposhtëm:

https://mapas.mk/za-chlenovite/zelen-plik/

Për më shumë informacione rreth përditësimit të të dhënave, informohuni në linkun e mëposhtëm:

https://mapas.mk/za-chlenovite/azhurirane-na-lichni-podatoczi/

Skip to content