Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Azhurnimi i të dhënave personale

Me qëllim dorëzimin e saktë dhe me kohë të njoftimeve të rregullta vjetore – zarfit të gjelbër në adresë të të gjithë anëtarëve, me rëndësi të veçantë është që anëtarët e shtyllës së dytë de të tretë të bëjnë azhurnimin e e të dhënave të tyre personale. Azhurnimin ose korrigjimin e të dhënave të tyre anëtarët e fondeve pensionale mund ta bëjnë në një nga mënyrat më poshtë:

1. Azhurnim me kërkesë me shkrim – me plotësimin e një kërkese për azhurnimin/korrigjimin e të dhënave personale. Me këtë rast, shoqëria do të bëj identifikimin e parashtruesit të kërkesës, si më poshtë vijon:

  • do të kontrollojë dokumentin e identifikimit të anëtarit, me ndihmën e një personi të autorizuar nga ana e shoqërisë ose një agjenti; ose
  • me kontakt me telefon me anëtarin dhe me këtë rast do të sigurohet një kopje e bisedës me telefon.

2. Azhurnim në ueb faqen zyrtare – me ndihmën e sistemit elektronik të faqes së internetit, shoqëria do t’i mundësojë anëtarit të fondit pensional konkret të bëj azhurnimin e të dhënave të tij personale: emri, mbiemri, adresa e banimit, vendi i banimit, kodi postar, vendi i korrespodencës, kodi postar i korrespodencës, adresa e korrespodencës, telefoni dhe posta elektronike. Me këtë rast shoqëria do të sigurojë identifikimin elektronik dhe do të bëj kontrollimin e autorizimit të personit që dëshiron të bëj azhurnimin e të dhënave.

3. Azhurnimi me ndihmën e një kontakti me telefon me shoqëritë pensionale – një anëtar i një fondi pensional mund t’i azhurnojë dhe/ose korrigjojë të dhënat që kanë të bëjnë me adresën e banimit ose adresën e korrespodencës, me një telefonatë në numrat e telefonit të shoqërive pensionale. Shoqëria do të bëj identifikimin e anëtarit  dhe me këtë rast do të sigurohet një kopje e bisedës me telefon.

Skip to content