Për të pasur kontroll të vazhdueshme mbi kursimet pensionale dhe për transparencë sistemi, shoqëritë pensionale në adresë të anëtarëve dhe anëtarëve në pension të fondeve pensionale me të cilat administrojnë, një herë në vit dorëzojnë raporte lidhur me kursimet pensionale në llogarinë individuale, në llogarinë individuale vullnetare dhe në llogarinë profesionale, si dhe raport për porfolin e investimeve. Njoftimet drejtuar anëtarëve të fondeve pensionale dërgohen në zarf me ngjyrë të gjelbër. Për t’u informuar më shpejtë dhe më lehtë, anëtarët kanë mundësi që raportet e kursimeve pensionale t’i pranojnë edhe me postë elektronike (e-mail).
Brenda zarfit me ngjyrë të gjelbër ka dy lloje raportesh:
- Raporti i parë është informacion mbi gjendjen e fondeve në llogarinë individuale të kursimeve pensionale.
- Raporti i dytë përmban informacion se ku janë investuar asetet e të gjithë anëtarëve, së bashku me të dhëna të detajuara për tarifat e mbledhura dhe redimentin e realizuar të fondit pensional.
Shoqëritë pensionale në adresë të anëtarëve dhe anëtarëve në pension të fondeve pensionale me të cilat administrojnë, njoftimet vjetore të vitit të paraprak duhet t’i dorëzojnë më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm.