Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Kujdestarët e pronave

Kujdestari i pronës është një institucion të cilit i është besuar përgjegjësia e ruajtjes së mjeteve të një fondi pensional, dhe funksionet e tij në lidhje me ruajtjen e mjeteve është përcaktuar në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Pensional me Financim Kapital, respektivisht në Ligjin për Sigurimin Vullnetar Pensional me Financim Kapital në rast të ruajtjes së mjeteve në një fond vullnetar pensional.

Kujdestar i mjeteve të fondeve të pensionit të detyrueshëm në periudhën fillestare ishte Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut (si zgjidhje kalimtare), por më pas u kalua në zgjidhjen sistemike sipas së cilës kujdestari i mjeteve të fondeve pensionale është një bankë komerciale e licencuar nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e cila plotëson kërkesat e përcaktuara në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Pensional me Financim Kapital.

Kujdestari i pronës së fondeve pensionale vullnetare është gjithashtu një bankë komerciale që ka një licencë të lëshuar nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që i plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin për Sigurimin Vullnetar Pensional me Financim Kapital.

Të gjitha instrumentet në të cilat investohen mjetet e fondit të pensionit duhet të evidentohen nga një kujdestar i pronës. Kujdestari i pronës së fondit të pensionit i ruan në mënyrë të sigurt mjetet e fondit të pensionit në një llogari të veçantë, të ndarë nga mjetet e kompanisë. Kjo ndarje e mjeteve është jashtëzakonisht e rëndësishme për të arritur një shkallë të lartë të sigurisë së mjeteve dhe kontroll shtesë të transaksioneve me mjetet e fondit pensional.

Çdo kompani pensioni është e detyruar të zgjedhë një kujdestar të vetëm të pronës, të cilit i beson përgjegjësinë për ruajtjen e mjeteve të fondit të pensionit dhe me të cilin lidh një kontratë për ruajtjen e pronës.

NLB Sh.A. Shkup kujdestar i pronës

  • Fondi i hapur i detyrueshëm pensional – Fondi pensional Sava
  • Fondi i hapur vullnetar pensional – Sava pension plus

me të cilat menaxhon Shoqëria pensionale Sava sh.a. Shkup

Sparkasse Macedonia Sh.A Shkup është kujdestar i pronës së: 

  • KB Fondi i parë i hapur i detyrueshëm pensional– Shkup
  • KB Fondi i parë i hapur vullnetar pensional– Shkup

Me të cilat menaxhon KB Shoqëria e parë e pensioneve sh.a Shkup.

Banka Komerciale Sh.A Shkup është kujdestar i pronës:

  • Trigllav fondi i hapur i detyrueshëm pensional – Shkup
  • Trigllav fondi i hapur vullnetar pensional – Shkup

Me të cilat menaxhon SHOQËRIA PENSIONALE TRIGLLAV Sh.A Shkup.

  • VFP fondi pensional i hapur – Shkup

Me të cilat menaxhon shoqërija pensionale VFP SH.A Shkup.

 

Skip to content