Zyra e Shkëmbimit të Informacionit të Ndihmës Teknike (TAIEX) është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe ofron shërbime të asistencës teknike afatshkurtër për të përafruar, implementuar dhe zbatuar aktet ligjore, përfshirë edhe infrastrukturën e nevojshme administrative. Funksioni kryesor i TAIEX është të transferojë përvojën e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, shërbimet e Komisionit dhe organeve të tjera përkatëse në nivelin evropian në vendet shfrytëzuese.
Në bashkëpunim me TAIEX dhe me mbështetjen e tij financiare, MAPAS filloi të përdorë mundësitë e programit TAIEX nga vendet anëtare të BE-së me qëllim të përafrimit me direktivat dhe rregulloret për hyrje në BE.
Format e mbështetjes që mund të merren nga TAIEX janë:
Mision ekspertësh për pagimin e pensioneve dhe përfitimeve pensionale nga finansimet kapitale të sigurimeve pensionale
Në mënyrë që të angazhojë një konsulent i cili do të japë një mendim mbi aktet nënligjore të përgatitura nga MAPAS sipas Ligjit për Pagesën e Pensioneve dhe Përfitimeve Pensionale nga Finansime Kapitale të Sigurimeve Pensionale, MAPAS vendosi të shfrytëzojë ndihmën e ekspertëve përmes programit TAIEX – misioni i ekspertëve.
Prandaj, më 01.04.2013 MAPAS paraqiti një kërkesë të titulluar “Misioni ekspert për pagimin e pensioneve dhe përfitimeve të pensioneve nga finansimi kapital i sigurimit pensional” përmes Sekretariatit për Çështjet Evropiane deri tek Komisioni Evropian me një kërkesë për të angazhuar konsulentin Pavel Pelz nga Polonia, i cili do të jep mendim sipas akteve nënligjore për ligjin për pagimin e pensioneve dhe përfitimeve të pensioneve. Ndihma e ekspertit nga TAIEX është realizuar në periudhën 25.11.2013 – 29.11.2013.
Qëllimi i programit TAIEX ishte që përmes ndihmës së ekspertit të mundësohet përafrimi i legjislacionit të Maqedonisë për financimin kapital të sigurimit pensional me legjislacionin e BE dhe ndihmë shtesë në zhvillimin institucional. Konsulenti në punën javore me punonjësit e MAPAS shprehu mendimin dhe përvojën e tij mbi aktet nënligjore të përgatitura nga MAPAS, pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së në fushën e pagimit të pensioneve, organizimin e fazës së pagesës së pensioneve dhe përvojat e vendeve anëtare të BE-së në fazën e deakumulimit dhe vendosjes së procedurave brenda MAPAS për mbikëqyrjen e pagesës së pensioneve nga fondet e pensionit. Gjatë qëndrimit, konsulenti përgatiti propozime për disa nga rregulloret dhe një dokument me rekomandime për zhvillim në fushën e pagimit të pensioneve në përputhje me rregulloret e BE-së.
Mision ekspert në temën e Regjistrit qendror të të dhënave
Një mision ekspert i organizuar nga TAIEX mbi temën e Regjistrit Qendror të të Dhënave u mbajt në periudhën prej 06.07-08.07.2016.
Qëllimi i misionit ishte të ndajë përvojat dhe praktikat më të mira të BE-së në krijimin e Regjistrit Qendror të Personave të Siguruar. Në veçanti, misioni u përqendrua në legjislacionin përkatës, funksionimin dhe shërbimet e Regjistrit Qendror, si dhe rolet dhe përgjegjësitë e anëtarëve të fondeve pensionale.
Përfaqësuesit e MAPAS morën pjesë në misionin ekspert, i cili drejtohej nga eksperti Dr. Thomas Goswin i Deutsche Bundesbank, me qendër në Frankfurt, Gjermani.
Misioni ekspert në temën e masave administrative dhe dënimeve kundërvajtëse
Një mision ekspert i organizuar nga TAIEX me temë Masat Administrative dhe Gjobat për Kundërvajtje u mbajt në periudhën prej 12.12-14.12.2016.
Qëllimi i misionit të ekspertëve ishte që të fitohen njohuri të nevojshme për zbatimin e rregullores së BE-së dhe të mblidhen përvojat krahasuese dhe praktikat më të mira nga rregullatorët dhe organet mbikëqyrëse në fushën e masave administrative dhe dënimeve kundërvajtëse, në mënyrë që të përshtaten me standardet e BE-së.
Fokusi ishte në procedurat për zbatimin e llojeve të ndryshme të sanksioneve – masat administrative dhe ndëshkimet kundërvajtëse, dhe në të njëjtën kohë u mbuluan edhe temat në lidhje me mbikëqyrjen e rreziqeve.
Në misionin e ekspertëve morën pjesë edhe përfaqësues të MAPAS ndërsa misioni u drejtua nga ekspertët Párniczky Tibor nga Central Administration of National Pension Insurance, Hungari dhe Frederic Heinrich nga The European Insurance and Occupational Pensions Authority (EIOPA).
Vizitë studimore në Suedi
Në periudhën 17-18 shkurt 2014, përfaqësuesit e MAPAS bënë një vizitë studimore në Finansinspektionen – mbikëqyrës dhe rregullator i tregut financiar në Suedi.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave në fushën e mbikëqyrjes dhe rregullimit të tregut financiar, veçanërisht të fondeve të pensioneve.
Gjatë ditës së parë të vizitës, përfaqësuesit e Finansinspektionen mbajtën prezantime në lidhje me: sistemin e pensioneve në Suedi, strukturën organizative dhe funksionimin e Finansinspektionen, raportimin dhe prezantimin e një mjeti të ri mbikëqyrës i quajtur Modeli i semaforit.
Në ditën e dytë të vizitës, përfaqësuesit e MAPAS vizituan një nga kompanitë më të mëdha të pensioneve në Suedi – Sparinstitutens pensionskassa- SPK. Bëhet fjalë për një kompani pensioni që administron një fond investimesh të mbyllura, në të cilën një e treta e të punësuarve në sektorin bankar në Suedi janë anëtare.
Kjo vizitë është jashtëzakonisht e rëndësishme për përmirësimin e funksionimit të MAPAS, veçanërisht për mbikëqyrjen e bazuar në rrezik dhe mundësinë për të zhvilluar mjete të reja mbikëqyrjeje.
Vizitë studimore në Letoni
Në periudhën nga 30 korriku deri më 1 gusht 2014. Përfaqësuesit e MAPAS bënë një vizitë studimore në Financial and Capital Market Commission of Latvia (FCMC) – mbikëqyrësi dhe rregullatori i tregut financiar në Letoni.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave në mënyrë që të sigurohet mbikëqyrje dhe rregullim efektiv, dhe theks i veçantë iu vu menaxhimit të rrezikut të fondeve pensionale.
Për më tepër, u mbajten prezantime mbi sistemin e pensioneve në Letoni, pasuar nga një prezantim i praktikave më të fundit mbikëqyrëse në MAPAS. Më pas, u mbajtën prezantime mbi menaxhimin e rrezikut, rolin e organeve mbikëqyrëse dhe prezantimet u pasuan nga diskutime interaktive dhe shkëmbim përvojash mbi praktikat mbikëqyrëse, problemet dhe sfidat me të cilat përballen të dy institucionet në sigurimin e pensioneve me financim kapital.
Kjo vizitë studimore është jashtëzakonisht e rëndësishme për avancimin e punës së MAPAS, veçanërisht për mbikëqyrjen e bazuar në rrezik dhe mundësinë për të zhvilluar mjete të reja mbikëqyrjeje.