Projekti “Mbështetje Agjencionit për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional“
Me mjete të siguruara nga IPA fondet ,si pjesë e komponentës TAIB 2008, në vazhdimësi është zhvilimi i projektit “”Ndihmë Agjencionit për financim kapital të sigurimit pensional”.
Qëllimi kryesor është që të sigurohet ndihma teknike për Agjencionin nëpërmjet të cilave do të forcohen kapacitetet mbikëqyrëse të Agjencionit , do të përcaktohen planifikimi strategjik dhe punues, do të bëhet definimi dhe dokumentimi i proceseve punuese dhe do të mundësohet zhvillimi IT-së dhe kapaciteteve kërkimore të Agjencionit. Me këtë projekt planifikohet zbatimi i standardeve ISO 9001.
Tre komponentat kyesore të projektit janë :
- Zbatimi i mbikëqyrjes të bazuar në kontrollin e rrezikut.
- Planifikimi strategjik dhe ai i punës me definimin e proceseve punuese
- Përmisimi i njohurive dhe sigurimit
Kryerësi i projektit është BNB-Consortium nga Republika e Turqisë, në të cilën marrin pjesë : BNB Consulting (si bartës i konzorciumit), Emeklilik Gözetim Merkezi dhe Hacettepe University.
Ky projekt jo vetëm që jep një mundësi të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të MAPAS-it për kryerjen e mbykëqyrjes sa më të sukseshme dhe efikase të sistemit pensional, gjithashtu ndihmonë dhe për t’u arritur një zhvillim më i suksesshëm i sistemit dhe siguri më e madhe të kompenzimeve pensionale.
Pjesë e veçantë e këtij projekti është sigurimi i ndihmës teknike të Agjencionit, në drejtim për përforcimin e aktiviteteve mbikëqyrëse dhe vendosja e procedurave dhe standardeve për një zhvillim të vazhdueshëm dhe stabil të MAPAS-it.
Ne në MAPAS jemi të vetëdijshëm për domethënien e këtij projekti dhe në mënyrë aktive marrin pjesë në të gjitha komponentat e projektit duke bërë ndarjen e resurseve materiale dhe njerëzore në të gjitha komponentat e projektit, me qëllim realizimin sa më të suksesshëm të tij.
Arritjet tona janë që pas përfundimit me sukses të projektit ,MAPAS-i do të jetë në mënyrë institucionale i përgatitur me kuadër i cili do të jetë në mënyrë teknike më i përgatitur dhe më i trajnuar, me zbatimin e mbikëqyrjes të bazuar në vlreësimin e rrezikut, me dokumentacione të përsorura për planifikim strategjik dhe afaristë, me procese të dokumentuara afariste dhe standarde të vendosura për kualitet. E gjithë kjo do të na ndihmojë që gjithnjë të arrijmë misionin tonë për të siguruar ditë më të sigurta pensionale për anëtarët e fondeve pensionale.
Më 24 Nëntor 2011 në qendrën informative të delegacionit të UnionitEuropian u mbajt konferencë informative për publikun ku ishin të ftuar bashkëpunëtorë të Agjencionit dhe mediumeve me qëllim të promovimit të projektit “Përkrahja e Agjencionit për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional”.
Merr prezentimin