Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Provimi për agjentë të shoqërive pensionale

Provimi për një agjent jepet me qëllim që të kontrollohet njohuria e nevojshme profesionale për kryerjen e veprimtarive të marketingut në fondet pensionale. Provim për agjent mund të jepet nga një person i cili plotëson kushtet e mëposhtme:

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë,
  • të ketë vendbanim në Republikën e Maqedonisë,
  • të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm dhe
  • me një aktvendim në fuqi të mos i jetë shqiptuar ndalesë për të kryer një profesion, veprimtari ose detyrë për sa kohë që zgjasin pasojat e ndalesës.

Provimi për agjentë jepet sipas një programi që përmban materialin, rregulloret dhe literaturën. Programi për dhënien e provimit në fushën përkatëse miratohet nga Agjencia.

Provimi për agjentë mbahet të paktën dy herë në vit (maj dhe nëntor).

Shoqëria pensionale paraqet kërkesën për dhënien e provimit në Agjenci së bashku me provat për plotësimin e kushteve për dhënien e provimit, të përcaktuara me ligj. Kandidati lejohet të hyje në provim në afatin e parë vijues që nga dita e aprovimit të kërkesës për hyrje në provim. Kandidatëve që u është aprovuar kërkesa për të hyrë në provim, shoqëria pensionale dhe publiku informohen për datën dhe kohën e provimit, të paktën tetë ditë para provimit përmes faqes së internetit të Agjencisë dhe Shërbimit Radiodifuziv Publik.

Skip to content