Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Agjentët e kompanive të pensioneve

Një kompani pensioni mund të lidhë një kontratë anëtarësie, një kontratë transferimi ose një kontratë për tërheqje të programuara me një person fizik vetëm përmes agjentit të saj.

Një agjent mund të jetë një person i punësuar në një kompani për administrimin e fondeve të pensionit të detyrueshëm, në një kompani për menaxhimin e fondeve të pensionit të detyrueshëm dhe vullnetar ose në një kompani për menaxhimin e fondeve të pensionit vullnetar dhe një person tjetër i cili është i angazhuar me kontratë nga një kompani pensioni.

Menaxhim të fondeve të pensionit të detyrueshëm në një kompani pensionesh mund të kryej një person pasi që të jetë regjistruar në regjistrin e agjentëve.

Në regjistrin e agjentëve mund të jetë regjistruar një person që plotëson kushtet e mëposhtme:

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë ose nëse është i huaj të ketë status të rregulluar të të huajit në Republikën e Maqedonisë në përputhje me ligjin;
  • të mos i jetë shqiptuar sanksion kundërvajtës për ndalesë për ushtrim të një profesioni, veprimtarie ose detyre në fushat e ekonomisë, financave, sigurimeve, bankave dhe drejtësisë;
  • të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm;
  • të ketë dhënë provimin për agjentë përpara Agjencisë dhe
  • të mos jetë i punësuar në: Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë, Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë, Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë, Zyrën e të Ardhurave Publike dhe agjencitë e punësimit të përkohshëm.

Agjenti mund të kryejë aktivitete të marketingut në fondet e pensionit të detyrueshëm të menaxhuara nga vetëm një kompani. Agjenti është i detyruar të regjistrohet nga e para në mënyrë që të kryejë në të ardhmen aktivitete të marketingut lidhur me fonde të detyrueshme pensionale të menaxhuara nga kompani të tjera.

Agjencia përshkruan mënyrën dhe procedurën për dhënien e provimit për të fituar statusin e agjentit të dhe mënyrën dhe procedurën për regjistrimin e personit në regjistrin e agjentëve.

Skip to content