Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Programi i provimit për agjentë

Provimi mbahet sipas Programit për dhënien e provimit për agjentë, të përgatitur nga Agjencia.

Programi përfshin tema nga sigurimi i detyrueshëm e vullnetar i pensioneve të financuar në mënyrë kapitale, e deri në fushën e pagesës së pensioneve dhe përfitimeve pensionale nga sigurimi pensional i financuar në mënyrë kapitale.

Programi i provimit për agjentë ka për qëllim përgatitjen e personave të cilët pas provimit do të bëjnë punë marketingu lidhur me fondet pensionale. Programi synon trajnimin e agjentëve në kryerjen e aktiviteteve të marketingut për sigurimin e detyrueshëm dhe vullnetar të pensioneve të financuar në mënyrë kapitale.

Programi për dhënien e provimit për agjentë përditësohet rregullisht në përputhje me ndryshimet në ligjet dhe aktet nënligjore përkatëse në mënyrë që të përfshijë ngjarjet më të rëndësishme në fushën e sigurimit të pensioneve të financuara në mënyrë kapitale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këtu mund të shkarkoni programin më të fundit të përditësuar për provimin për agjentë

Data e përditësimit: 11/2022

 

 

Skip to content