Këshilli drejtues i Agjencionit në mbledhjen e mbajtur me 25.12.2007 aprovoi Rezolutën për përcjelljen e principeve për mbikëqyrje të organizatës Ndërkombëtare për mbikëqyrës pensional (IOPS).
Si bazë dhe politikë brenda kornizave të kryerjes së mbikëqyrjes së shoqërive pensionale dhe fondeve pensionale, Agjencioni është përcaktuar të përcjellë principet për mbikëqyrje të Organizatës Ndërkombëtare të mbikëqyrësve pensional (IOPS). Shkalla e zbatimit të principeve për mbikëqyrje të Organizatës Ndërkombëtare për mbikëqyrës pensional (IOPS) do të varet nga niveli përkatës për zhvillim të financimit kapital të sigurimit pensional dhe nga statusi për pronësi të Agjencionit.
Agjencioni do të zhvillojë edhe principe tjera të përshtatshme me specifikat e sistemit pensional të Republikës së Maqedonisë të cilat do ti zbatojë së bashku me principet për mbikëqyrje të organizatës Ndërkombëtare të mbikëqyrësve pensional (IOPS).