Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Bashkëpunimi

Për të siguruar një mbikqyrje dhe regullativë efikase të financimit kaital te sigurimit pensional te detyruar, Agjencia për mbikqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional,  bashkëpunon me Ministrinë e financave, Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisionin për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe institucione apo organe tjera si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Përmasat, përmbajtja dhe forma e bashkëpunimit e rregullon më detajisht mes vete Agjencionin  me organet dhe institucionet kompetente.

 

  • Memorandum bashkëpunimi me Bankën Kombëtare të Sllovakisë, nënshkruar në shtator 2024
  • Agjencia Kroate e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare, nënshkruar në korrik 2024
  • Memorandum për bashkëpunim me Komisionin për letra me vlerë-i nënshkruar në Janarë të vitit 2006
  • Memorandum për bashkëpunim me Bursën e Maqedonisë SHA Shkup -i nënshkruar në Mars të vitit 2006
  • Memorandum për bashkëpunim me depozituesin qëndror për letrat me vlerë-i nënshkruar në Mars të vitit 2006
  • Marrëveshje për bashkëpunim me Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë – e nënshkruar në Shkurt të vitit 2007
  • Marrëveshje për bashkëpunim me Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë – e nënshkruar në Dhjetor të vitit 2007
  • Memorandum për bashkëpunim me Drejtorinë për pengimin e pastrimit të parave dhe financimin e terorizmit;
  • Memorandum bashkëpunimi me Agjencionin për mbikëqyrje të sigurimeve (ASO) – e nënshkruar në dhjetor 2010
  • Memorandum për bashkëpunim me Komisionin për mbikëqyrje financiare në Republikën e Bullgarisë -të nënshkruar në Prill të vitit 2004;
  • Memorandum për bashkëpunim me Agjencinë për mbikëqyrje të fondeve pensionale dhe sigurim në Republikën e Kroacisë-të nënshkruar në Nëntor të vitit 2005;
  • Memorandum për bashkëpunim me Agjencinë për mbikëqyrje të sigurimit në Republikën e Sllovenisë-të nënshkruar në Shtatorë të vitit 2007;
  • Memorandum për bashkëpunim me Agjencinë  për mbikëqyrje të sigurimit në Republikën e Polonisë-të nënshkruar në Prill të vitit 2008.
  • Memorandum për bashkëpunim me Qendrën  për monitorim të pensioneve në republikën e Turqisë-të nënshkruar në Tetor të vitit 2009.
  • Memorandum për bashkëpunim me Komisionin për mbikëqyrje të sistemit privat pensional të Rumunisë-të nënshkruar në Shtator të vitit 2012
  • Memorandumi për bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK)- Mbikqyrje të Institucioneve Financiare- e nënshkruar në nëntor viti 2012.
  • Memorandum për bashkëpunim me Autoritetin e mbikëqyrjes financiare të Republikës së Shqipërisë në janar 2013

Nga muaji Mars i vitit 2007, MAPAS- i  është anëtarë me plot të drejtë i IOPS-Organizata Ndërkombëtare e mbikqyrësve pensional.

Përveç  instituconeve të përmendura, MAPAS bashkëpunon edhe me institucione tjera nga vendi dhe jasht me qëllim të mbrojtjes së interesave të anëtarëve të fondeve pensionale dhe është në fazën e nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim edhe me disa institucione tjera. Lista do të azhurohet pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve për bashkëpunim.

Skip to content