Sistemi pensional i reformuar do të sigurojë stabilitet afatgjatë të sistemit pensional dhe siguri të siguruarve të vetë në ditët e pensionit, për shkak të:
- Struktura treshtyllëshe – ekzistimi i fondit pensional shtetërorë dhe fondeve pensionale të obliguara dhe vullnetare çon deri në zvoglimin dhe në ndarjen e reziqeve demografike dhe ekonomike;
- Institucionet e sistemit dhe mënyra e funksionimit të tyre në sistemin e vetëm;
- Ndarja e mjeteve të fondeve pensionale private nga shoqëritë të cilat udhëheqin me to dhe ruajtja tek kujdestarët e pasurisë të fondeve pensionale
- Rregulla të përcaktuara në mënyrë rigoroze të investimit të mjeteve të shtyllës së dytë dhe të tretë;
- Mbrojta në rast të mashtrimit ose veprimi kriminal ku si pasoje do të humbin mjetet e fondit pensional të obliguar gjatë së cilës nga buxheti shtetërorë do të kryhet pagesa në fondin pensional të obliguar me vlerë prej 80% nga vlera e humbjes;
- Kontrollë e vazhdueshme e institucioneve të sistemit pensional dhe dënimet e mëdha të parashikuara për punë joligjore.
QËLLIMI KRYESOR I SISTEMIT PENSIONAL TË REFORMUAR ËSHTË KUJDESI DHE MBROJTJA E INTERESAVE TË SECILIT ANËTARË, SEPSE DITËT E PENSIONIT MERITOJNË SIGURI.