Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Qëllimet e reformës

Qëllimet kryesore gjatë dizajnimit të reformave ishin :

  1. 1.Sigurimi në realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor
  2. 2.Sigurimi afatshkurtë dhe afatgjatë i aftësive paguese të Fondit për sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë.
  3. 3.Sigurim maksimal dhe rrezik minimal
  4. 4.Garancë e drejtë e pensioneve për të gjithë gjeneratat.
  5. 5.Forcimi i besimit i opinionit publik në sistemin pensional përmes arritjes së qëllimeve tjera të reformave
  6. 6.Simulimi i zhvillimit të tregjeve të kapitalit dhe nxitjen e rritjes të ekonomisë.

Mëtutje, qëllimi kryesor i financimit kapital të sigurimit vullnetar në Republikën e Maqedonisë është:

  • Sigurimi i të ardhurave më të larta pas pensionimit për të siguruarit të cilët janë të siguruar në shtyllën e parë dhe të dytë në sistemit pensional (Sigurimi i obliguar pensional dhe invalidor), të cilët dëshirojnë dhe kanë mundësi të ndajnë mjete plotësuese për shkak të sigurimit material më të lartë ose mbajtjen e standardit më të lartë të jetesës pas pensionimit.
  • Sigurimi i pensioneve për persona të cilët nuk janë të përfshirë në sigurimin pensional obligativ personalisht për vete ose për persona të tjerë. Këtu janë të përfshirë të papunësuarit në afat më të gjatë, të punësuarit në projekte ose në misione jashtë vendit, bashkëshortët të cilët janë të papunësuar dhe persona të tjerë pa marrë parasysh a janë në marrdhënie pune ose të papunësuar.
  • Sigurimi i parakushteve për vendosjen e skemave pensionale profesionale në procesin e përshtatjes të sistemit të sigurimit social në Maqedoni me sistemin e unionit Europian.

Plotësimi i qëllimeve të lartëpërmendura do të rezultojë në fitimin e individëve të cilët janë pjesmarrës në sistemin pensional, për vetë sistemin pensional si dhe efektet plotësuese ndaj ekonomisë.

Efektet e pritura për individin  Efektet e pritura për sistemin
  • Sigurim më i lartë
  • Diversifikimin e rreziqeve
  • Transparenca në punë
  • Kursimi vullnetar dhe plotësues

 

  • Sistem pensional solvent
  • Rritja e kursimeve nacionale
  • Forcimi i mundësisë të investimit
  • Rritja e ekonomisë
  • Rritja e efikasitetit të tregut të punës të Maqedonisë
Skip to content